Kryesore

“Vrasja që prishi ekuilibrat mes bandave në Shkodër”

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar mbrëmë në emisionin Opinion ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me vrasjen e Boran Bërçanës dhe bashkëjetuesen e tij Silvana Ndoci me 15 korrik në qytetin e Shkodrës.

Hoxha tha se vrasja e Bërçanës ka prishur ekuilibrat në qytetin verior, pasi dihet shumë mire se për dekada të tëra, Shkodra është kontrolluar nga bandat kriminale, të cilat kanë dhe struktura fisnore mes tyre.



Sipas tij, është vrarë një person që ka lidhje të forta farefisnore, duke shënuar kështu një ngjarje tepër të rëndë për ekuilibrat mes grupeve kriminale në qytet.

Në videon e publikuar në media tregohet se si vrasësit i janë dashur vetëm 7 sekonda për të ekzekutuar çiftin në prezencë të fëmijës së tyre brenda në makinë.

Në video duket qartë që autori është një dhe i vetëm.

Ai afrohet qetësisht, armën e mban të ulur në fillim dhe qëllon me dorën e majtë në anën e Bërçanës. Ish-polici ka tentuar të lëvizë makinën por goditja ka qenë e menjëhershme.

Në video mund të dallohet se autori ka qëlluar me dorën e majtë, një specifikë që dallon disa nga vrasësit profesionistë në vendin tonë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas