Kronika, Kryesore

Vrasja pranë vendit ku iu bë atentat Lul Kullës: Mehaj tentoi të ndihmojë Ferracakun

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër në lagjen “Partizani”, në afërsi të zonës së njohur si Markata, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Viktimë ka mbetur Fatos Ferracaku, 31 vjeç i cili është qëlluar me një plumb në kokë, ndërsa i plagosuri është Fatmir Mehaj.

Fatos Ferracaku është kushëri i afërt me biznesmenin Arjan Ferracaku, i vrarë më 1 shtator në një atentat. Fatos Ferracaku është djali i xhaxhait të Kujtim Ferracakut, babai i 31-vjeçarit që u vra mbi kalë. Gjithashtu mësohet se atentati ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku në janar të vitit 2018 iu vendos tritol Lulzim Kullës, i njohur ndryshe si ‘i forti’ i Shkodrës, tashmë i prangosur.



Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafioz në Shkodër ku në lagjen ‘Rus’ mbeti i vrarë Fatos Ferracaku, 31, vjeç dhe u plagos Fatmir Mehja pasi dy persona u afruan me motor dhe qëlluan 8 herë në drejtim të tyre.

Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se autori ka zbritur nga motori dhe ka qëlluar Ferracakun në kokë, ndërsa Fatmir Mehaj ka ndërhyrë, por autori e ka qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur.

Viktima dhe i plagosuri kishin lidhje mes tyre. Fatos Ferracaku ishte dhëndri i Fatmir Mehaj. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije gjithashtu se janë shoqëruar në polici disa persona si dëshmitar të ngjarjes. Megjithatë identifikimi i autorëve duket të jetë i vështirë pasi ata kanë qenë me skafanda. Pasi janë larguar nga vendngjarja kanë djegur dhe motorin të cilin e kanë përdorur për të kryer aktin kriminal.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në disa nga lagjet e qytetit. FNSH ka mbërritur pak minuta më parë në lagjen Kiras, ku po bëhen kontrolle.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas