Kronika, Kryesore

Vrasja në Tepelenë, arrestohen babë e bir. Policia: Ja pse u ekzekutua 43-vjeçari

Babë e bir janë arrestuar lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit Alket Muho një ditë më parë. Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, të dy banues në Sarandë janë vënë në pranga.

Arrestimi



Policia njoftoi se: Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas hetimeve të pandërprera të kryera sapo kanë marrë njoftimin për ngjarjen dhe veprimeve proçeduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e tyre.

Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme rreth orës 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.

Shkaku

Sipas të njëjtave burime: nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë 43-vjeçarin për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjinës së autorëve.

Materialet proceduralë në ngarkim të shtetasve të ndaluar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas