Kronika, Kryesore

Vrasja në Shkodër/ Ky është ish-polici me bashkëjetuesen që u ekzekutuan në makinë

Kanë dalë edhe fotot e para nga ish-polici 35-vjeçar Boran Y. Bercama, që mbeti i vrarë së bashku me bashkëjetuesen e tij, Silvana Ndoci, 26 vjeçe, brenda makinës në qytetin e Shkodrës sot në orët e para të mëngjesit.

35-vjeçari nuk njihej si person ploblematik gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e policit në komisariatin e policisë në Pukë. Ai eshtë i biri i kameramanit të televionit publik shqiptar për Shkodrën.



Krimi i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm kur janë qëlluar me 25 plumba në makinë në oborrin e pallatit ku jetojnë dhe në makinë ka qenë edhe femija 1 vjeç.

Ekzekutimi i çiftit Bërcama ka ndodhur në hyrjen e pallatit të tyre në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, rreth orës 6:00.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë lajm ëruar policinë. Ata kanë gjetur fëmijën e mitur në pjesën e pasme të makinës, të trembur, po fatmirësisht pa asnjë dëmtim.

Duke parë skenën e krimit dhe 25-gëzhojat e gjendura në vengjarje, përjahtohet çdo mundësi që të kemi të bëjmë me një krim në familje.

Policia dyshon se një atentat i këtij lloji mund të ketë qenë i mirëmenduar, dhe autori apo autorët ta kenë pritur çiftin derisa të futen në hyrjen e pallatit, ku kanë vënë në zbatim dhe planin e tyre.

Boran Bercama mësohet se ka qenë ish-polic në Fushë Arrëz dhe kishte dhënë dorëheqjen nga policia para procesit të Vettingut.

Polcia nuk ka dhënë asnjë verision zyrtar për ngjarjen.

<
>
auto_37123986_10156721339877755_869498493939482624_n1531638762 auto_silvi_ndoci1531639414
PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas