Kronika, Kryesore

Vrasja në Shkodër: Autori përfitoi nga xhamat e hapura të makinës

Vrasja e ish-policit Boran Berçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci ende nuk ka autor, ndërsa motivet mbeten të panjohura. Ka qenë ora 01.30 minuta e së dielës, kur 30-vjeçari dhe gruaja 25-vjeçare janë qëlluar me 23 plumba brenda mjetit të tyre tip “Benz” me një armë automatike me silenciator, prodhim gjerman M5P, ku një karikator mban 30 fishekë.

Dyshohet se çifti ka qenë në plazh ditën e diel dhe pasi janë dëfryer deri pas mesnate në lokalet e zonës, po ktheheshin në banesë bashkë me fëmijën e tyre 2 vjeç.



Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, nga pamjet e kamerave, autori e ka pritur çiftin poshtë pallatit ku ata jetonin me qira prej rreth 8 muajsh. Autori rezulton se ka vepruar i vetëm dhe nuk përjashtohet dyshimi se ai ka qenë vrasës me pagesë. Ai ishte maskuar vetëm me një kapele, të cilën e mbante poshtë fytyrës, duke e vështirësuar identifikimin e tij për shkak edhe të errësirës.

Ai është afruar sapo çifti ka parkuar makinën dhe duke përfituar edhe nga xhamat e hapur të saj, ka futur dorën brenda duke i qëlluar me 23 plumba nga një distancë që nuk iu linte asnjë mundësi shpëtimi. Fëmija ka qenë në gjumë në momentin e krimit të dyfishtë në sediljen e pasme.

Ata u sulmuan në oborrin e pallatit ku jetonin, ndërsa në makinë bashkë me ta ishte edhe fëmija rreth 2 vjeç, i cili fatmirësisht shpëtoi pa lëndime, por mbeti në makinë për rreth 5 orë me prindërit e vrarë. Kamera e sigurisë brenda zonës ku ndodhi krimi ka filmuar skenën dhe sipas burimeve autori nuk ka qenë i maskuar, por cilësia e dobët e pamjeve e bën të pamundur identifikimin, ndaj video është dërguar për ekzaminim në kryeqytet. Autori është pritur në rrugën kryesore nga një tjetër bashkëpunëtor, që e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ndonëse mbeten të paqarta motivet e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij, hetimet janë fokusuar në pistën e vrasjes për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Policisë së Shtetit, ku kishte shërbyer për disa vite si agjent krimesh, por edhe me strukturat e rendit. Nga hetimet në këtë drejtim ka rezultuar se 30-vjeçari ka qenë një efektiv problematik dhe jo korrekt në detyrë. Burime konfidenciale nga grupi i hetimit thonë se ndaj Bërçamës, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, kanë nisur disa ecuri për masa disiplinore. Po sipas burimeve, ish-titullarët e Policisë së Shkodrës, por edhe drejtuesit aktualë, kanë dyshime të forta se i ndjeri, si gjatë kohës në detyrë, por edhe pas largimit me dëshirë nga policia, ka qenë bashkëpunëtor i një grupi kriminal të rrezikshëm në qytetin verior. Për këtë arsye, 30-vjeçari ishte transferuar inspektor rendi në Fushë-Arrëz, para se të jepte dorëheqjen në muajin prill. Mbi vërtetimin e personalitetit të Bërçamës mësohet se verifikime po kryen edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas