Kronika, Kryesore

Vrasja në Sarandë, viktima u qëllua me shkop bejsbolli dhe më pas me armë zjarri

Vrasja e të riut nga Saranda, Edmond Theodhori (Mehmeti), ndodhi më 10 korrik të vitit 2015. Policia identifikoi si autorë 6 persona nga Laçi dhe Kruja, ndërsa nga pamjet e një kamere sigurie rezultonte si autor kryesor Eljon Hysa.

30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri pas një sherri të mëparshëm me Hysën. Pak ditë pas krimit të rëndë, Policia arrestoi tre autorët e përfshirë. Gjithashtu u identifikuan dhe shpallën në kërkim tre shtetas të tjerë, mes të cilëve edhe personi që ka qëlluar me armë. Policia e Sarandës arrestoi asokohe shtetasit Ledi (Enkelejd) Ben (Saba) Hysa, 25 vjeç, banues në Laç, Ylli Qemal Reçi, 23 vjeç, banues në Gjorm të Krujës dhe Ajman Agron Zyba, 21 vjeç, banues në Laç.



Fillimisht u dyshua se autorët ishin kosovarë, ndoshta duke u ngatërruar nga dëshmitarët nga theksi i tyre verior. Por hetimet rezultuan se ata janë banorë nga Laçi e Gjormi i Krujës. Gjithashtu, Policia shpalli në kërkim shtetasit Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç, Eljon (Kejsi) Sahit Hysa, 31 vjeç, dhe Keivi (Ahmet) Sahit Hysa, 23 vjeç, që të tre banorë në Gjorm të Krujës. Gjatë ditëve para ngjarjes, të gjithë këta persona kanë qenë pushues në qytezën e Ksamilit.

Nga hetimet e kryera asokohe rezultoi se rreth orës 00:10, një natë para ngjarjes, viktima Edmond Theodhori (Mehmeti) në një nga lokalet e qytetit të Sarandës është konfliktuar me autorët e dyshuar e të shpallur në kërkim policor, Gani Hysa dhe Kejvi Hysa (xhaxha dhe nip), për motive të dobëta. Pas këtij momenti, një natë më vonë, rreth orës 01:05, autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe Eljon Hysën e shokët e këtij të fundit (personat e mësipërm të arrestuar tashmë nga Policia), kanë kërkuar të gjithë së bashku nëpër qytet dhe kanë gjetur viktimën, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur edhe konflikti një natë më parë, në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës.

Sapo e kanë pikasur, ata rrethuan mjetin dhe nisën t’i thyejnë atij xhamat me shkop bejsbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas kësaj, njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre. Policia deklaroi se nga hetimi i kryer rezulton se nga tre personat e arrestuar, asnjë prej tyre nuk është autori që ka qëlluar për vdekje 30- vjeçarin. Nga verifikimi i një kamere sigurie, rezultoi se autor është shtetasi Eljon Hysa. Viktima mësohet se punonte në një lavazh dhe si marangoz./Panorama

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas