Kronika, Kryesore

Vrasja në Korçë, arrestohet xhaxhai dhe dy nipërit, Policia: Masakruan për vdekje 56-vjeçarin

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës, të akuzuar se kanë dhunuar për vdekje 56-vjeçarin Nevruz Fiqi.

Në pranga është vënë 56-vjeçari Arben Nazif dhe dy nipërit e tij: Emiljano Nazif dhe Edison Nazif, nga 30 vjeçë, të tre banues në Korçë.



“Ndalimi i tyre u bë pasi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në bashkëpunim midis tyre pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin 56-vjeçarin, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje dhe priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore, shtuan të njëjtat burime.

Ndërkohë, materialet në ngarkim të personave të vënë në pranga i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 88/2 e 25 të Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas