Aktualitet, Kryesore

Vrasja në Kamëz: Policia 500 mijë lekë për çdo informacion, shoqërohen 13 persona

Policia e Tiranës njoftoi se pas vrasjes së 52-vjeçarit Agim Buci dhe plagosjes së bashkëshortes së tij Merita Buci në dyqanin e tyre në Kamzë janë shoqëruar deri tani 13 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Policia thotë se vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale te vlefshme si dhe vë në dispozicion 500 mijë lekë të reja për cilindo qe jep informacion te vlefshëm.



Për çdo informacion që do shërbejë për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje të telefonojnë në numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin” – thuhet në njoftimin e policisë.

Burimet nga policia kanë bërë të ditur se kanë qenë dy persona me maska të cilët janë futur me armë në market duke kërkuar të marrin paratë e xhiros mbrëmjen e të mërkurës.

Por rezistenca e çiftit dhe përpleshja me grabitësit ka përfunduar në përdorimin e armëve prej agresorëve.

Pronari 52-vjeçar i dyqanit, baba i tri vajzave dhe një djali, është dërguar me urgjencë në spital i plagosur rëndë me plumb në gjoks, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas