Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ku ish bashkëshorti qëlloi për vdekje me armë, 40 vjecaren Valbona Nrecaj dhe vajzën e saj 9 vjeçe ka sjell edhe reagimin e ambasadorin amerikan Greg Delawie. Në një postim në twitter, Delawie shkruan se ndjehet i trishtuar dhe i zemëruar me vrasjen e dyfishtë, ndërsa thekson se është tragjike se si nëna dhe bija nuk ishin të mbrojtura.
“I trishtuar dhe i zemëruar thellësisht nga vrasja e nënës dhe të bijës në Gjakovë. Është tragjike se ato nuk ishin të mbrojtura. Programi ynë ‘Sundimi i Ligjit’ është duke punuar me policinë, prokurorët, gjyqtarët për tu siguruar që ankesat për dhunë në familje të marrin vëmendje të menjëhershme”, ka shkruar Delawie në një postim në Twitter.