Kronika, Kryesore

Vrasja në Durrës, vijnë rrëfimet e para: Si u përpoqën t’i shmangen atentatit

Qyteti i Durrësit u trondit mbrëmjen e së martës nga një atentat me armë zjarri ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Edison Harizaj, ndërsa i plagosur Genci Caci, të dy nga Vlora.

Viktima dhe i plagosuri ndodheshin bashkë në një makinë në momentin që janë qëlluar me breshëri armësh. Pak më vonë në zonën e Shën Vlashit është gjetur një tjetër makinë e djegur që besohet se është përdorur nga autorët ende të paidentifikuar.



ABC News: Për t’i shpëtuar atentatorëve, të cilët i ishin vënë në ndjekje, kalojnë rrugën kryesore për t’u futur në këtë rrugë dytësore, por sapo ata kanë bërë vetëm 20 metra janë përballur me një breshëri automatiku duke e pasur të pamundur të lëvizin.

Banori: Ishte zhurmë shumë trishtuese sepse nuk dëgjohen zhurma të atilla. Mendova se mund të shpërthejnë mina, absolutisht që nuk e mendova ashtu. Vetëm që fëmija dhe gruaja u trembën shumë.

Edison Harizaj ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës, kur i është bërë pritë në lagjen nr.13 në Durrës. Ndaj makinës “Audi”  ku udhëtonte Harizaj bashkë me mikun e tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Report Tv ishte në vendin e ngjarjes duke rindërtuar skemën e vrasjes, ndërsa sipas burimeve nga grupi hetimor autorët kanë qenë në kundravajtje dhe kanë përdorur dy makina për të kryer atentatin.

Njëra nga makinat i ka prerë rrugën ‘Audi’-t, në këtë moment Harizaj ka frenuar dhe devijuar, ndërsa nga makina tjetër është qëlluar me breshëri automatiku. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar mbi 15 gëzhoja kallashnikovi.

Vendi ku autorët ekzekutuan mikun e Shullazit nuk ka ndriçim, ndërsa më pas u larguan në sens të kundërt të autostradës. Autorët pas atentatit kanë shkuar në zonën e Shën Vlashit të Durrësit dhe kanë djegur makinën me të cilën kryen vrasjen, e cila ishte e vjedhur, më pas u larguan me një tjetër makinë për të humbur gjurmët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas