Kronika

Vrasja me thikë në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar






               Publikuar në : 17:03 - 28/08/18 |
mapo.al

Një konflikti për motive të dobëta mbrëmjen e së hënës në qytetin e Shkodrës, i ka kushtuar jetën 54-vjeçarit Prendush Fushaj, i cili u godit me thikë. Pas hetimeve të para policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka arrestuar mesditën e së martës.


Pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi brenda 24 orëve, i shtetasit:

33 vjeçari Alfred Pllumbaj është i dyshuari kryesor i ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth orës 19:15 të së hënës në lagjen “Mark Lula”.

Kapja e tij u bë e mundur si rezultat i rrethimit të zonës në një perimetër të gjerë nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me FNSH Shkodë

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasja me dashje” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76 e 279 të Kodit Penal.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas