Kronika

Vrasja me thikë e adoleshentit, vetëdorëzohet autori i ngjarjes

Autori i dyshuar i vrasjes me thikë të 16-vjeçarit D.Vrenozi është vetëdorëzuar.

Tashmë, pritet marrja në pyetje e 17-vjeçarit F.G. për të zbardhur edhe shkaqet e sherrit që përfundoi në mënyrë tragjike. Nga të dhënat paraprake, mësohet se autori i dyshuar dhe viktima kishin njohje të mëparshme me njeri-tjetrin



Rreth orës 16:30, është transportuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.Vrenozi, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër. Pavarësisht përpjekjes së bluzave të bardha për ti ardhur në ndihmë, ai ka ndërruar jetë në spital.

Në bazë të protokollit, spitali ka njoftuar policinë që është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Burime zyrtare nga policia e Fierit thanë se, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, ku pas një sherri mes dy të rinjve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas