Kronika, Kryesore

Vrasja mafioze e Fatbardh Licit, ngecin hetimet, nuk ka prova

Policia e Shkodrës duket se është në pikën zero sa i takon vrasjes mafioze të Fatbardh Licit 3 ditë më parë .

Ndërkohë janë marrë rreth 18 persona në pyetje të cilët kanë dhënë vetëm dëshmi rutinë, ndërsa del se asnjë nga ato nuk ka ndonjë indicie kush mund të ketë qëlluar mbi 53 vjeçarin.



Ajo që dihet është se automjeti që u gjet i djegur në Dobrac është i vjedhur në Tiranë. Burime pranë grupit hetimor thonë se puna e policisë është e përqendruar tek pista e hakmarrjes për vrasjen e Astrit Kurmemës e megjithatë prova nuk ka. Kjo mund të sjell një tjetër vrasje pa autor dhe të pazbardhur në Shkodër.

Fatbardh Lici ishte duke pirë kafenë e mëngjesit në një nga lokalet që ndodhen në Unazën Perëndimore të qytetit, e njohur si ish-Poçeria në Kiras kur një person me maskë e qëlloi me kallashnikov dhe më pas u largua me mjetin tip ‘Benz’ që u gjend i djegur më vonë.(Faxweb)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas