Kronika, Kryesore

Vrasja e mikut të Shullazit: Shihni si u bë shoshë makina e Il Padrinos së Vlorës

Një 39 vjeçar Edison Harizaj, i njohur si miku i Emiljano Shullazit është ekzekutuar mbrëmë afër mesnatës në Durrës në një atentat në lagjen nr.13 në plazh pranë vendit të njohur si Bregu i Kanalit.

Shoku i tij, i cili drejtonte makinën tip Audi, Genci Caca 33 vjeç gjithashtu nga Vlora, mori disa plumba dhe ndodhet në koma në Spitalin e Traumës në Tiranë.



Mësohet se shënjestra ka qenë Edison Harizaj, i cili ndodhej pasagjer në makinë. Harizaj kohë më parë është përfolur nga një person i arrestuar në Fier, Gazmend Merkaj, për zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë.

Nga të dhënat e deritanshme, në atentatin ndaj Harizajt dhe Cacas është qëlluar me breshëri automatiku.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy lloje gëzhojash dhe mendohet që në makinën që e ndoqi viktimën dhe më pas i zuri pritë kanë qenë tre persona. Dy prej të cilëve kanë qëlluar ndaj dy burrave, kurse një i tretë ka qëndruar brenda në makinë në timon. Pak më vonë në Shën Vlash policia gjeti një makinë të shkrumbuar, e cila dyshohet se ka qenë e autorëve të këtij atentati.

Sipas policisë, Harizaj dhe Caca njihen si persona me precedentë penal dhe për këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona të dyshuar që kanë dijeni për rrethanat.

Po kush është Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat mbrëmjen e djeshme në Durrës?

Ora News informon se 39-vjeçari Harizaj ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje dhe ka përfunduar dënimin në vitin 2010.

Në Vlorë, Edisoni njihej me emrin “Il Padrino” dhe asgjë nuk bëhej pa miratimin e tij.

Edison Harizaj, i cili ishte edhe miku i Emiljano Shullazit u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në lagjen 13 të Vlorës, teksa ai dhe shoku i tij Genci Caca po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas