Kryesore

Vrasja e Mario Majollarit: Hesht Gjuzi, policia shpall në kërkim një person

Kastriot Gjuzi, njeriu i cili akuzohet se mbrëmjen e 10 prillit ekzekutoi të riun Mario Majollari, është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor në Tiranë, por nuk ka pranuar të flasë dhe as nuk ka kërkuar një avokat, raporton TV Klan.

Ndërkohë mësohet se policia ka shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Gjuzin që të arratiset.



40-vjeçari u arrestua orët e vona të së mërkurës nga policia e Kosovës, pasi kaloi në mënyrë të jashtëligjshme kufirin jeshil.

Kastriot Gjuzi, i njohur edhe me emrin e lindjes Petrit Gjuzi, u shpall në kërkim një ditë pas ngjarjes së rëndë.

Ai dyshohet se e vrau 28-vjeçarit Mario Majollari për gjakmarrje, pasi në vitin 2000 babai i të riut, Avni Majollari, vrau vëllain e Kastriot Gjuzit, Ilir Gjuzin dhe kushëririn e gruas së tij, Armand Nelën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas