Kryesore

Vrasja e Licit si ajo e Kurmemajt, policia thjesht mbledh … makinat e djegura

Vrasjet mafioze rikthehen sërish në Shkodër ndërsa për krime të tilla nuk ka asnjë të arrestuar, por vetëm gjetje të automjeteve të djegura të lëna pas nga autorët.

Shënjestër e sulmit ishte 53 vjecari Fatbardh Lici, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash teksa pinte kafen e mëngjesit në lagjen Kiras të Shkodrës.



Viktima është vëllai i Mustafa Licit, kryetar i partisë ‘Mendimi i Djathtë Liberal’, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kunati i Lul Kullës, të cilit iu bë atentat me tritol në janar të këtij viti.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat policore, të cilat filluan hetimet, ndërsa në fshatin Dobraç u gjet i djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se u la pas nga autorët e krimit.

Pista kryesore për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes kjo pasi 53-vjecari që u ekzekutua dyshohet se në mars të vitit 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje.

Ai u vra gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin.

Pista kryesore dhe e vetme e vrasjes në lagjen Guerile në Shkodër mbetet gjakmarrja mes dy familjeve Kurmemaj dhe Lici pasi 53-vjeçari dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në ekzekutimin e Kurmemajt.

Fatbardh Lici u vra pranë shtëpisë së tij në të njëjtën mënyrë si Astrit Kurmemaj 4 vite më parë teksa sapo kishte dalë nga shtëpia për t’u kthyer në burgun e Shënkollit ku vuante dënimin për vrasje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas