Kronika, Kryesore

Vrasja e ‘Il Padrinos’: Policia bie në gjurmë të ekzekutorit të Edison Harizajt

Policia dhe Prokuroria bien në gjurmë të personit që dyshohet se ekzekutoi Edison Harizajn dhe shokun e tij Genci Caci pak ditë më parë në Durrës. Burime nga grupi hetimor, thanë për Report TV se kanë dyshime që vrasja e Harizajt është kryer nga një shqiptar i cili jetonte jashtë Shqipërisë. Ky person, i cili ka pasur rolin e vrasësit me pagesë, mendohet se ka hyrë ilegalisht në Shqipëri pak ditë para vrasjes së Harizajt.

Autori i dyshuar është një person i njohur për drejtësinë, pasi ai ka qenë i dënuar më parë për disa vrasje në vend dhe ishte pjesë e një bande të rrezikshme në qytetin e Vlorës. Vrasësi me pagesë mendohet se strehohej në Belgjikë dhe ka ardhur në Shqipëri vetëm për të ekzekutuar Edison Harizajn. Të njëjtat burime saktësojnë se personi që dyshohet se kreu vrasjen, pavarësisht se ka qenë i arrestuar në Shqipëri, ia ka arritur të dalë nga burgjet shqiptare.



Aktualisht grupi hetimor po mbledh prova që e lidhin këtë person me vrasjen, por deri më tani nuk kanë arritur ta gjejnë pavarësisht kontrolleve. Edison Harizaj u ekzekutua 6 ditë më parë në Durrës dhe mendohet se në vrasjen e tij morën pjesë 5 persona. Fillimisht Harizaj u ndoq nga një makinë, ndërsa automjeti tjetër i bëri pritë. Më shumë se 50 plumba u qëlluan në drejtim të makinës së Harizaj, i cili cilësohej si “Il Padrino” i Vlorës.

Nga të shtënat mbeti i vrarë edhe shoku i tij Genci Caci. Harizaj dyshohet si autor i disa ngjarjeve në Vlorë, duke filluar nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, deri tek zhdukja e Albano Xhafferit, pak muaj më parë në qytetin bregdetar. Gjithashtu 39-vjeçari njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe dyshohej si kreu i një grupi kriminal të rrezikshëm në Vlorë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas