Dikur, Kryesore

Vrasja e Azem Hajdarit, Linda Ihsani pa gjithçka tek zyra e doktorit…

Rihapja e dosjes së vrasjes së ish liderit të Dhjetorit Azem Hajdari pritet të shkaktojë tronditje në politikën shqiptare.

Ashtu sikurse është deklaruar nga ana ne ish truprojes së Sali Berishës, të sapokthyerit nga azili në Turqi, Izet Haxhia se do të rrëfejë gjithçka, pritet që të hetimi të shtrihet akoma më tej.



Dy janë misteret më të mëdha që kanë mbajtur peng zbardhjen e plotë të vrasjes së Azem Hajdarit për 20 vite me radhë. E para, zhdukja e telefonit celular dhe paaftësia e prokurorisë për të të gjetur telefonatën e fundit të bërë me liderin e dhjetorit pak para vrasjes.

Dhe misteri i dytë është se kush e nxori Azem Hajdarin jashtë selisë së PD për të shkuar tek makina ku ishin vrasësit e tij atë natë tetori të vitit 1998.

Duke se ata që kanë qënë të interesuar për të vrarë Azem Hajdarin e kanë zhdukur menjëherë telefonin e tij celular dhe për këtë nuk mund të akuzohet as policia e cila nuk ka guxuar jo vetëm atë natë më 12 shtator poer as ditë më vonë të afrohej te selia e PD për të kqyrur vendngjarjen e jo më të kërkonte se ku kishte rënë celulari i Azemit.

Por nuk mund të akuzohet as prokuroria e cila vetëm disa ditë më vonë, pas grushtit të dështuar të shtetit të 14 shtatorit ka shkuar dhe ka kqyrur vendin e ngjarjes dhe ka pyetur ndokënd këndej dhe andej selisë së PD që kanë recituar versionin e Berishës.

Ka shumë hamendje se kush e nxori Azem Hajdarin jashtë selisë së PD, pse e thirri Berisha Azemin nga takimi në Lushnje, gjoja për ta pyetur për takimet që kishte zhvilluar në qytetet dhe fshatrat myzeqare.

Berisha kishte vite që nuk interesohej për takimet e Hajdarit, madje nuk përfshihej fare lideri i dhjetorit në axhendën e lëvizjeve të liderëve të PD në takim me elektoratin.

Pse atë natë e pyeti Berisha, madje duke e thirrur të vijë me urgjencë për ta informuar në seli, madje pa u çmallur tamam as me familjen.

Ndërkohë që ka qënë dhe mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani ajo që ka shfaqur shqetësimin tek Berisha se para selisë së PD kishin parkuar makinën Haklajt, të cilët ajo i njihte pasi i kishte nga zona e vet Tropoja.

Shpresa Breçani, mbesa e Berishës di shumë për këtë ngjarje, pasi ka qënë shumë aktive atë natë, madje ka parë tërë lëvizjet që janë bërë jo vetëm para selisë së PD por dhe brenda selisë së PD.

Ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i PD i asaj kohe Genc Pollo ka qënë dhe ai shumë aktiv, pais ishte sa në zyrën e Berishës aq dhe në takim me Azem Hajdarin.

Genc Pollo e di për gjithë bisedën që ka bërë Berisha me Azemin para se të vritej, di se si e ka ndjekur Berisha pas perdes së zyrës së tij lëvizjen e Azemit jashtë selisë së PD teksa është drejtuar tek makina e Haklajve përballë dritares së zyrës së kryetarit të PD.

Ndaj dhe Berisha, Genc Pollo dhe Shpresa Breçani janë të parët që do të thirren për të dëshmuar për gjithë situatën e paravrasjes së Azem Hajdarit, natën e 12 shtatorit 1998.

Por një person ka qënë dëshmitari i të gjitha takimeve të Berishës në selinë e PD, në zyrën e tij natën e vrasjes së Azem Hajdarit dhe ai person ka qënë Linda Ihsani.

Linda Ihsani ka qënë sekretarja dhe këshilltarja më jetëgjatë e Sali Berishës, që në kohën kur ishte kryetar i PD, pasi fitores së 22 marsit të vitit 1992 për pesë vite ka qënë sekretare në Presidencë dhe këshilltare shtypi dhe njeriu më i afërt i ish presidentit Sali Berisha.

Puna e saj pranë Berishës vijon dhe në tetë vitet e gjata të opozitës, deri në pranverë të vitit 2005, pak para se Berisha të vinte në pushtet dhe të bëhej kryeministri i vendit.

Linda Ihsani në rrethana misterioze u largua pa paralajmërim nga paradhoma e ish kreut të opozitës që pas pak muajsh erdhi në pushtet, për të punuar rreth një vit në një kompani private si përkthyese.

Por ishte ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ajo që e emëroi si këshilltare të marrëdhënieve me jashtë detyre që e kreu me përkushtim, por që marrëdhëniet me Berishën, me të cilin kishte bashkëpunuar për 13 vite me radhë mbeten të ngrira deri sa u nda nga jeta para pesë vitesh.

Pra pikërisht bashkëpunëtorja më e afërt e Berishës dinte gjithçka që ka ndodhur në zyrën e Berishës, kush ka hyrë dhe kush ka dalë jashtë, çfarë është biseduar brenda.

Linda Ihsani asnjëherë nuk është pyetur nga prokuroria për vrasjen e Hajdarit, ndërkohë që mbetet mister sëmundja e ngadaltë që i mori jetën.

Bëhet e ditur se do të hetohet jo vetëm mospyetja e saj nga organet ligjzbatuese, madje dhe mospërfshirja e saj në listën për tu pyetut, por dhe vdekja misterioze e saj.

Pasi largimi nga jeta në mënyrë të papritur e ish bashkëpunëtores së Berishës e cila cilësohej një “arkivë lëvizëse”, pasi kishte sekrete dhe të fshehta të Berishës për 13 vite me radhë, është një mister më vete dhe ngjan me skenarë të mafias që u mbyllin gojën atyre që dinë shumë.?/Pamfleti/

PasPara

1 koment

  1. Ky shkruesi po ben edhe hetuesin edhe prokurorin ( nuk eshte se me dhimset Berisha sepse edhe ai mut eshte si keta jane ne fuqi) dhe nuk dyshon per asnje çast se mund te jete vrare nga partia ne pushtet ne ate kohe! Qneka vrare nga partia e tij, per çfare arsye o sherlock helmes pa dhipllome? Gjithe arsyetimi duhet te bazohet diku, apo hajt te marrim ndonje lek edhe te bejme qejfin kryedoçit te qeverise!! Temen o’ i shume i zgjuar ky , na bindi vertet

Leave a Reply to cuco Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas