Kronika

Vrasja e dyfishtë, Gjykata e Apelit anulon burgun për jetë

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me burg për jetë për vrasjen e dyfishtë të nipit të tij, më në fund shqiptari Sadik Dine ka mundur të fitojë betejën e parë.

Gjykata e Apelit e Riminit ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e prokurorisë. Sadik Dine, është daja i Dritan Demiraj, shqiptarit që akuzohet se ka vrarë ish-të dashurën e tij Lidia Nusdorfi dhe të dashurin e saj italian, Silvio Mannina.



Dine me profesion peshkatar, gjithmonë kishte deklaruar se ishte i pafaj në krimin e nipit dhe në fund Apeli ka vendosur pro tij. Në këtë mënyrë, gjykimi ndaj tij do të ribëhet sërish.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2014, ku Dritan Demiraj, i ndihmuar edhe nga e fejuara e tij, Monica Sanchi dhe sipas policisë edhe nga Sadik Dine kanë kryer vrasje të dyfishtë.

Demiraj vrau ish­të dashurën e tij rumune, Lidia Nusforfi më 1 mars të vitit 2014 në stacionin e trenit në Rimini, pasi kishte vrarë më 28 shkurt të atij viti, Silvio Mannina­n, të dashurin e saj italian.

Prokuroria e Riminit kishte kërkuar burgim të përjetshëm për dajën e tij peshkatar, si edhe 30 vjet burg për të fejuarën, Monica Sanchi­n. Krimi dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.

PasPara

1 koment

  1. Nese provat nuk jane te sakta,dhe nuk korrespodojn me te akuzuarin,duhet liruar nga burgu imediate,se gabime ka gjithkond,e madje fatale ne mrdicine.
    sipas nje debati tv me prokurore ne france,qfo vite qe jane denuar gabimisht,500 deri 600 persona dhe oas ekspertizes,kane reziltuar te pafajshum ,dhe paguar muajt e vitet ne burg,me pages shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas