Aktualitet, Kryesore

Vrasja e biznesmenit në Vlorë, kapet një nga autorët. Si i ndryshuan targat e makinës

Tre ditë pas vrasjes së biznesmenit Vasil Dervishaj, policia ka vënë në pranga një nga ekzekutuesit e dyshuar. Sipas të dhënave zyrtare, strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit me iniciale A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (që dyshohet se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit),
– 1 xhup dhe 1 kapuç.



Ndërkaq policia vijon punën për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Një ditë më parë policia arrestoi dy bashkëpunëtorët që ndihmuan dy autorët e vrasjes të largoheshin pas krimit Nekid Arapi, 21 vjeç dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Po dje u shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, konkretisht shtetasit me inicialet E.A., 31 vjeç dhe A.C., 28 vjeç, të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Vrasja e biznesmenit, baba i një djali të vogël ndodhi tek ish-kombinati i peshkut në lagjen “Pavarësia”, ku Dervishaj u qëllua disa herë me armë nga dy persona ndërsa ndodhej në mjetin e tij tip “Ford” me targa italiane “OD 476 AF” me të cilën po udhëtonte.

I riu ka tentuar të hapë derën e makinës për t’u larguar, por nuk ka mundur dot dhe ka ndërruar jetë jashtë mjetit të tij. Vasil Dervishaj ishte pronar i dy bizneseve në Vlorë si dhe tregtar kafeje.
Viktima rezultonte person me precedent penal, pasi ishte dënuar më herët për trafik droge.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas