Kryesore

Vrasësi me pagesë: Takimi me Karçinin, mora parapagim 50 mijë euro

Julian Sinanaj tregon detajet e marrjes së 50 mijë eurove paraprake dhe kalimi i shumës prej 10 mijë eurosh ish-gruas në Greqi. Bomba që përgatiti ndaj prefektit dhe këmbëngulja e porositësve për të rikthyer dyqanin

114585Takimin e tretë unë e kam bërë në të njëjtin vend, ku me sa kujtoj, takimi ka qenë i përcaktuar me datë dhe orë në takimin e fundit. Në takimin e tretë unë kam shkuar te kafeneja dhe në këtë takim ndodheshim vetëm ne të dy. Unë jam ulur përpara Ilirit në tavolinë dhe kam qëndruar në pritje. Pa kaluar shumë kohë kam parë Ilirin, i cili po vinte në këmbë. Në këtë takim Iliri ishte pak i parrojtur dhe ky ishte takimi ku ai do të më jepte lekët për porosinë. Gjatë bisedës Iliri më ka dhënë shumën prej 50 mijë eurosh, të cilat ishin të prerjeve 50, 100, 200 dhe 4 kartëmonedha 500 euro. Kujtoj se disa prej tufave të parave ishin me fashetën e bankës, çka tregonin se ishin tërhequr prej tij nga banka. Në këtë bisedë unë i tregova Ilirit se nga ana ime ishte shkuar dhe ishte studiuar vendbanimi i biznesmenit. Fillimisht, nëpërmjet internetit kisha studiuar vendndodhjen e fshatit turistik Qerret. Hyrje-daljet e rrugëve që fshati kishte me autostradën dhe rrugët e tjera. Po ashtu i tregova se kisha shkuar fizikisht në fshatin turistik dhe atje kisha parë më nga afër vendndodhjen e vilës, rrethimin e saj, kamerat e sigurisë, rojet që ndodheshin në hyrje të fshatit turistik, po ashtu në afërsi të vilës kisha fiksuar edhe një shërbim tjetër me roje private. Po ashtu i tregova se kisha filluar të mendoja për mënyrën dhe mekanizimin se si do ta realizoja vrasjen. Unë duke parë se kjo vrasje paraqiste vështirësi të mëdha prej meje, i kërkova Ilirit që ai të paguante edhe 100 mijë euro të tjera, shumë e cila do të paguhej prej tij pasi unë të kryeja vrasjen. Pasi Iliri më dha eurot, më tha se ‘nga fundi i nëntorit, besoj se e quaj të mbaruar këtë punë’. Unë i thashë se personi që kërkoni të vrisni është më i vështirë se sa ma paraqitët në fillim, pasi është biznesmen i fuqishëm. Pas këtij propozimi, pashë se ai u përtyp nga shuma që unë i kërkova shtesë, por ra dakord me kërkesën time duke më thënë se do të m’i jepte kur të mbaroja punë. Gjithashtu ai më tha se kur të mbaroja punë, mund të shkoja të punoja si shofer ose si roje gjatë periudhës që do të ishte e tensionuar për shkak të kësaj ngjarjeje.



10 mijë euro ish-gruas

Pas kësaj bisede, së bashku me eurot që i kisha të vendosura në një çantë letre, kam shkuar në drejtim të rrugës “Komuna e Parisit”. Aty kam marrë një taksi dhe kam udhëtuar në drejtim të “21 Dhjetorit”. Jam ndalur fillimisht në një kafene për të parë dhe kontrolluar nëse kishte ndonjë person që më ndiqte nga pas. Pasi u sigurova për këtë dyshim, kam shkuar tek banka greke që ndodhet në krahun e djathtë të “Rrugës së Kavajës” ndërmjet kryqëzimit të “21 Dhjetorit” dhe “Lanës”, pa dalë te kryqëzimi i “Pallatit me Shigjeta”. Në bankë kam bërë një transfertë prej 10 mijë eurosh nga shuma prej 50 mijë eurosh që më dha Iliri. Këto para ia kam dërguar ish-gruas time greke E. P.

Blerja e armëve

Gjatë kësaj kohe nga ana ime, nëpërmjet Ndriçimit, kam kërkuar blerjen e armatimit që do të më duhej për mbrojtje. Për këtë, nëpërmjet një personi të quajtur Vini që jeton në Vorë, kam blerë një pistoletë “Zastava” 9mm, një antiplumb dhe fishekë të kalibrave 7.65 dhe 9 mm. Pistoleta, jeleku antiplumb dhe fishekët janë blerë nga Çimi me ndërmjetësinë e Vinit, të cilët kanë shkuar dhe i kanë marrë në Shkodër. Përsa i përket personit nga Vora, me të jam takuar fizikisht në 3-4 raste, me të cilin më ka prezantuar Ndriçimi. Për blerjen e pistoletës i kam dhënë Ndriçimit 1.800 euro, ndërsa për jelekun 600-800 euro dhe fishekët diku me çmimin tre euro copa. Ndërsa personit të quajtur Vini i kam dhuruar një aparaturë për të kontrolluar ambientet ku qëndronte nëse ka përgjues telefoni ose kamera të fshehta. Për personin e quajtur Vini, di se është i moshës rreth 28-30 vjeç, ai banon në Vorë dhe ka qenë i martuar. Ky person merrej me shit-blerje armësh, fishekësh, droge dhe në takime më kërkonte t’i gjenim lidhje në Itali për shitje hashashi. Di se ky person i quajtur Vini së bashku me Ndriçimin kanë qenë në Shkodër për blerje armësh në 2-3 raste. Në bllokun tim të sekuestruar nga policia unë kam shkruajtur emrin e tij Vini si dhe tekstin: “Vora do vejë për lesh, jo korrekt, bën sikur interesohet” etj. Aparaturën që i dhurova Vinit e kam blerë në një dyqan në Tiranë, në treg të lirë. Me vinin kam biseduar edhe për minat me telekomandë, i cili më tregoi se kishte pasur raste të blerjeve të tyre, të cilat i kishte shitur në 3 raste në Shqipëri. Nuk më tregoi se kujt ja kishte shitur ato, por që ishte marrë me blerjen e tyre në Malin e Zi dhe i kishte shitur në Shqipëri për një çmim prej 2500-3000 euro. Për këto mina më tregoi se ato si eksploziv kishin kallëpe 200 gr C4. Nisur nga ky fakt unë kërkova prej tij nëse mund të më jepte një çmim për kilogram C4, ku ai më tregoi se e shiste 3000-3500 euro. Për minat me telekomandë më tregoi se ato ishin defektoze sepse aparatet nuk ishin të pajisura me bateri shtesë, ndërsa kapsollat ishin të ndjeshme në voltazhin 4.4. Me sa kuptova prej tij, ky person merrej vetëm me shit-blerje dhe tregti armësh.

Porosia për bombën në makinën e Prefektit

Gjatë kohës që qëndroja në Tiranë, vazhdoja të hapja adresat e mia elektronike dhe shikoja sms që linte tek drafti Marjon Mitro dhe Iliri, biznesmeni, për të cilët kisha adresa të veçanta. Kam për të sqaruar se diku rreth 6 javë përpara se të ndodhte ngjarja me Prefektin e Vlorës, ngjarje e cila ka ndodhur te Kryeministria në Tiranë, nga ana e shtetasit Marjon Mitro më është kërkuar me sms në draft se ai kërkonte një aparaturë me celular që të kryente shpërthimin në distancë. Këtë bisedë Marjoni me Gentianin ma kishin bërë edhe më parë gjatë kohës që isha në Vlorë. Këtë bisedë unë e kisha vlerësuar seriozisht pasi kisha menduar se ishte një presion indirekt që më bënin mua për moskryerjen e vrasjes së X që unë kisha marrë përsipër. Në momentin që pashë se kërkesën për telekomandë e bëri përsëri Marjon Mitro nëpërmjet sms në e-mail, atëherë mendova të shfrytëzoja rastin që të hiqja një farë detyrimi nga shuma që i kisha. Më kujtohet se ngjarja ka ndodhur në mesin e muajit Dhjetor të vitit 2013, ku në atë kohë isha në Tiranë. Komunikimet me Marjonin unë i bëja prej disa kohësh, të cilin e mbaja me shpresa sa të përfundoja tapinë e dyqanit. Në momentin që unë erdha në Tiranë. Marjon Mitro dhe Y. kërkonin që unë t’i ktheja dyqanin pasi nuk kisha kryer punën (vrasjen e X). kërkesën e Marjonit për telekomandën unë ja vlerësova në shumën 20 mijë euro, pazar për të cilin ai m’u shpreh: “mirë se do të rregullohemi, por më gjej telekomandën”.

Përgatitja e bombës me celular

Pas kërkesës së Marjonit, unë fillova të interesohesha, ku kam dalë dhe kam blerë një celular tip “Samsung” me ngjyrë të zezë tek tregu që ndodhet pranë Postës Shqiptare. Unë gjatë këtyre kohëve në shtëpi disponoja 3-4 celularë pothuajse të përgatitur si telekomandë, por kërkova që të isha më i sigurt dhe për këtë gjë kam shkuar dhe kam blerë një celular të ri, i cili në dukje ishte pak i përdorur, të cilin e kam blerë rreth 15-20 mijë lekë. Pasi kam blerë celularin “Samsung” kam kërkuar që të blej edhe kartën SIM, të cilën ja kam blerë një personi tjetër. Dua të sqaroj se kohën e saktë të blerjes së celularit dhe kartës nuk e kujtoj, por mendoj se duhet të ketë qenë muaji dhjetor 2013, një jave ose një jave e gjysmë përpara se të ndodhte ngjarja që u dha në media. Pasi kam blerë kartën dhe celularin kam shkuar tek shtëpia ku kam filluar të bëj përgatitjen e aparaturë me celular. Kujtoj se fillimisht kam matur voltazhin e aparatit celular që me sa kujtoj ka qenë 4.2 volt. Këtë aparaturë e kam krijuar pa përforcues voltazhi (bateri tjetër të jashtme) pa ndonjë rele tjetër të jashtme, dhe kam krijuar kontakt të drejtpërdrejt nëpërmjet aplikimit të opsionit me dridhje. Aty kam bërë pikime me AV duke nxjerrë dy fije për të mundësuar lidhjen e tyre me dy kapsolla elektrike. Ndërtimi i në këtë mënyrë i aparatit nga ana ime u bë për arsye që ajo të paraqiste vështirësi për të mos funksionuar. Nuk më kujtohet nëse e kam vendosur ose jo kartën në këtë celular natën që e kam blerë, por mbaj mend që në momentin kur kam vendosur kartën në aparatin telefonik, nuk e kam ndezur atë pasi nuk doja që telefoni të aktivizohej me sms.

Dorëzimi i bombës

Pasi kam ndërtuar celularin në formën që duhej, i kam dërguar informacion së bashku me koordinatat e takimit Marjonit, të cilën e kam bërë nëpërmjet komunikimit me e-mail tek rubrika “draft” ku shkruajta, ditën, orën dhe vendin e takimit. Pasi ka marrë sms, Marioni më kthehu përgjigje duke më thënë se do të vinte të merrte aparatin celular të përgatitur për shpërthim tek vendi i takimit. Takimi me Marjonin është realizuar tek “Zogu i Zi”, diku në mëngjes rreth orës 05:30 – 6:00, ku ende nuk ishte zbardhur plotësisht. Në vendin e takimit kam shkuar unë i pari, ku më parë kam kontrolluar dhe vlerësuar takimin, duke marrë me vete edhe pistoletën. Pasi u takova me Marjonin pashë se ai ishte vetëm, në këmbë dhe unë isha duke e pritur në anë të rrugës. Me t’u takuar me Marjonin i kam dhënë i kam dhënë celularin të cilin e kisha vendosur brenda një qeseje plastmasi dhe i tregova se si duhet të bënte të mundur përdorimin e tij. I shpjegova se dy fijet që kisha nxjerrë nga celulari duhet t’i lidhte me dy kapsolla elektrike që ndodheshin të montuara pas trupit të celularit. I tregova se lëndën eksplozive duhet ta vendoste vetë pas trupit të celularit. Dua të sqaroj se në takimin në Vlorë i kisha treguar se si ngjitës i mirë dhe praktik mund të përdorej silikoni ose ndonjë lloj ngjitësi tjetër që kishte po të njëjtin efekt. E kisha këshilluar që ngjitja me magnet nuk ishte shumë praktike, pasi ndikonte tek efikasiteti i celularit duke krijuar fushë manjetike. Në takimin me Marjonin u mundova të ndahesha sa më shpejt, duke i dhënë stres për policinë që ai të mos hapte bisedën e dyqanit. Nga ai moment, Marjoni është larguar dhe unë nuk kam komunikuar më me të në e-mail.

Sinanaj, plani për të vrarë rivalin dhe shpërblimi me një dyqan

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas