Kronika

Vodhi xhiron ditore në një dyqan në Librazhd, arrestohet 19-vjeçari






               Publikuar në : 15:46 - 30/05/18 |
mapo.al

Një 19-vjeçar nga Librazhdi është vënë në pranga ditën e sotme, pasi është kapur duke vjedhur në një dyqan. Sipas specialistëve të Komisariatit të Policisë Librazhd, shtetasi Erion Mekshi, 19 vjeç, banues në fshatin “Pishkash” është arrestuar në flagrancë, pasi ka vjedhur në një dyqan në pronësi të shtetasit Sh.V, në Librazhd.


 

 

Ai kishte vjedhur një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas