Teknologji

“Vodhi” nga Java, Google rrezikon miliarda dollarë humbje

Beteja 8-vjeçare gjyqësore po shkon drejt fundit dhe nga kjo betejë duke se Google do të dalë e humbur.

 Gjiganti amerikan i teknologjisë rrezikon të humbasë me miliarda dollarë pas humbjes së gjyqit me Oracle, që e kishte paditur për të drejtat e autorit në ndërtimin e sistemit të operimit për celularë, Android.

Gjykata i dha të drejtë Oracle, që pretendonte se Google kishte shkelur të drejtën e autorësisë duke përdorur programin e saj “open-source” Java për të ndërtuar platformën Android në vitin 2009.



Përplasja nisi në vitin 2010, kur Oracle tha se shkeleshin dy patenta që ajo i kishte regjistruar me programin Java. Në 2012, një gjykatë vendosi se këto patenta nuk mund të mbroheshin, ndërsa dy vite më vonë në Apel e rrëzoi këtë vendim.

Në 2016, një juri i dha sërish të drejtë Google duke e cilësuar të ligjshme përdorimin e Java-s nga ana e Google për të ndërtuar sistemin e vet Android. Por, Oracle e apeloi edhe këtë vendim dhe të martën që kaloi e fitoi çështjen.

Oracle e përshëndeti këtë vendim duke e quajtur të drejtë dhe në mbrojtje të së drejtës së autorit dhe konsumatorëve, ndërsa Google u shpreh e zhgënjyer, por ka mundësinë edhe të një apelimi të fundit.

“Jemi të zhgënjyer sepse Java është një program falas dhe i lirë për t’u përdorur nga kushdo. Ky vendim mund të rrisë koston e aplikacioneve dhe shërbimeve online për përdoruesit e tyre. Ne po shqyrtojmë mundësitë që kemi”, thuhet në deklaratën e Google.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas