Kronika, Kryesore

Vodhi në Bruksel, kush është zyrtarja e lartë shqiptare që u pezullua nga puna

Ministria e Arsimit e Kosovës ka pushuar nga puna një zyrtare të lartë, pasi dyshohet se është kapur duke vjedhur në një dyqan në Bruksel, gjatë një vizite zyrtare në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, delegacion në të cilin merrte pjesë edhe vetë ministri Shyqiri Bytyqi.

Televizioni 7 shkruan se fjala është për Igballe Cakaj, e cila është udhëheqëse e sektorit të trajnimeve në Ministrinë e Arsimit. Për rastin ka folur edhe vetë ministri Bytyçi, i cili ua ka konfirmuar mediave atë, dhe ka thënë se me të marrë informatën ka pezulluar zyrtaren në fjalë.

Behet e ditue se Igballe Cakaj, në një qendër tregtare kishte hyrë për të blerë rroba, një pjesë të së cilave e kishte paguar, por pjesën tjetër dyshohet se e kishte fshehur në çantë.



Gjatë asaj kohe, Cakaj ishte përcjellë vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë. Sigurimi mësohet se kishte pritur, derisa zyrtarja kosovare ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato. Sigurimi më pas kishte ftuar Policinë e cila e kishte intervistuar zyrtaren e MASHT-it, e cila më pas është liruar dhe i ishte ribashkuar delegacionit.

Për më tepër, delegacioni mësohet të ishte alarmuar dhe kishte filluar ta kërkojë atë, pasi nuk kishin pasur informacione për një kohë se ku ndodhej ajo.

Së pari për këtë zyrtare ka raportuar KTV-ja, e cila ka shkruar se e njëjta zyrtare ishte ndalur edhe nga policia belge.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas