Kronika

Akuzat e PD ‘prangosin’ ish-kreun e OSHEE






               Publikuar në : 15:40 - 28/11/14 |
mapo.al

dine aliajKa rënë në pranga ish-drejtori i OSHEE-së së Lushnjes, Dine Aliaj. Ai akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike dhe u denoncua nga Partia Demokratike, 3 ditë më parë.


Dine Aliaj, ishte shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Komisariatin e Lushnjes, ndërsa gjatë natës i është komunikuar akuza e vjedhjes së energjisë elektrike dhe shpërdorimi i detyrës. Krimi ekonomik ka ngritur akuzat ndaj Aliajt, për vjedhjen e energjise elektrike të një lokali që ndodhet në pronësi të tij në Divjakë.

Arrestimi i tij është bërë pas dy shoqërime në komisariat, por që në rastin e parë ishte lënë i lirë.



CLOSE
CLOSE
Pas