Kronika

Vodhën çantën me miliona lek, kapen dy të miturit

Finalizohet operacioni i koduar “Shëtitësit”. Operacion në kuadër të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Gjatë kontrolleve dhe shoqërimeve të personave të dyshuar për vjedhje,  si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në datë 01.09.2018 në qytetin e Fierit ku në lagjen “1 Maj” Fier, dy shtetas i kanë vjedhur çantën shtetases V.Ll, 40 vjeçe.



Nga kontrolli i banesave të këtyre shtetasve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve të vjedhura dhe sendet e tjera që ndodheshin në çantë:

– 659.000 lekë të reja,

– 2 pasaporta, 1 kartë ID, 1 kartë banke dhe sende të tjera në emër të shtetases V.Ll.

Veprimet  proceduriale të mëtejshme në lidhje me personat e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit  K.B, 13 vjeç dhe R.L, 14 vjeç, të dy banues në Vlorë, do kryhen nga  Drejtoria  Vendore e  Policisë Fier.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas