Kronika

Vlorë: Vrau gruan nëntë vite më parë, arrestohet 46-vjeçari





               Publikuar në : 13:49 - 30/07/18 |
mapo.al

Nëntë vite më parë, Maksim Hodaj vrau bashkëshorten në sy të tre fëmijëve të mitur, por u arrestua vetëm tre vite më pas kur ishte kthyer nga Greqia për të takuar fëmijët e tij.


Por policia e Vlorës thotë se Hodaj, tashmë 46 vjeç, është arrestuar sërish për të vuajtur dhe pjesën e mbetur të dënimit,atë të 9 viteve e 2 muaj e 26 ditë burg. Ai ishte dënuar me 18 vite burg për vrasje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 4 qershor të 2009-tës në fshatin Armen të Vlorës, ku pas një debati në çift, Hodaj ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij, asokohe 36 vjeçe.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në sy të fëmijëve të çiftit, 13, 12 vjeç dhe më i vogli vetëm 8 muajsh. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas