Aktualitet

Vlorë, nuk ka dyndje në port, kalojnë 500 vetë




               Publikuar në : 13:38 - 06/01/12 |
mapo.al

Pasi kanë kaluar festat pranë familjarëve të tyre, emigrantët kanë nisur të kthehen sërish në vendet e punës në shtetet fqinje. Sipas Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë, përpunimi i udhëtarëve në pikën e kontrollit kufitar ka vijuar normalisht dhe pa probleme, pasi në shërbim të tyre janë vendosur të gjitha sportelet, kjo e përcaktuar dhe në planin e masave të drejtorisë. Ndërsa dy tragetet që bëjnë itinerarin Vlorë-Brindizi dhe anasjelltas, kanë lundruar normalisht, kjo falë dhe kushteve të mira atmosferike këto katër ditët e fundit pas ndërrimit të viteve. Ditën e djeshme, sipas burimeve nga Policia Kufitare, kanë kaluar rreth 512 persona si dhe 83 automjete. Por, vihet re një tendencë në ulje në krahasim me një vit më parë, e numrit të shtetasve shqiptarë që kanë kaluar kufirin. Këtë vit ky numër është reduktuar në masë.


 



loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas