Kronika, Kryesore

Vlorë: E çojnë në spital, i sëmuri hidhet nga kati i 3 dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Një i sëmurë është hedhur nga kati i 3-të i spitalit duke humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paradite. Sipas policisë, personi ka qenë i sëmurë mendorë dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Vlorës, nga ku edhe është hedhur duke i dhënë fund jetës.



Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:

Më datë 13.08.2018, shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasin me probleme mendore M. K., 50 vjeç, i cili ka mundur t’u largohet shërbimeve dhe është hedhur nga kati 3 i spitalit, duke ndërruar jetë në çast. Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas