Aktualitet

Vlahutin në Shishtavec: Për ndërtimin e aeroportit po lobon edhe BE, të mos ndërtohen HEC-et






               Publikuar në : 11:59 - 22/05/18 |
mapo.al

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka vizituar Shishtavecin në Kukës.


Ajo është pritur nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ndërsa kanë inaguruar edhe rrugën që lidh zonën e Shishtavecit me Kosovën, përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë.

Vlahutin u bëri thirrje banorëve që të mos largohen nga vendi i tyre ndërsa njoftoi se për ndërtimin e aeroportit të Kukësit po lobon edhe BE.

“Mos u shpërngulni nga ky vend i mrekullueshëm. Nuk duhet të ndërtohen HEC-e në këtë vend të bukur. Gjendja e amortizuar dhe mosmirëmbajtja e rrugës Kukës-Shishtavec. Kërkohet mirëmbajtje e rrugës. Për hapjen e aeroportit ka lobuar edhe zyra e BE. Kam biseduar me qeverisjen qendore dhe kryeministrin Rama, me hapjen e aeroportit do të ketë zhvillim të Kukësit…”


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas