Aktualitet

Vjeshta e gjen Parkun e Madh të ndriçuar, me rrjet të ri te shëtitorja e pista të reja

Vjeshta e gjen Parkun e Madh të ndriçuar, me rrjet të ri te shëtitorja e pistat e reja të pedalimit e vrapimit, frut i kujdesit që i kushtohet gjithë rrugëve brenda e përreth parkut. Dikur një hapësirë e zaptuar nga ndërtimet pa leje dhe nga ferrat, sot e gjithë zona ka ndryshuar totalisht, duke u pajisur me rrugica, cezma uji, fusha sportive, kënde force etj.

Falë sistemit të ndriçimit qytetarët e të gjithë grupmoshave mund të lëvizin të qetë dhe në mënyrë komode në çdo orë të natës në Parkun e Madh!



Në një kohe të shkurtër Parku i Liqenit Artificial është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Ndryshe nga dy edicionet e kaluara, maratona e këtij viti përshkoi disa nga pikat më tërheqëse dhe panoramike të Tiranës, siç ishte edhe pjesa përreth Liqenit Artificial.

Më poshtë disa foto nga Parku i Madh mbrëmjeve:

<
>
parku (1) parku (2) parku (3) parku (4)
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas