Aktualitet, Kryesore

Vjenë: Kardinali Ernest Simoni merr titullin e lartë

Nga Gjergj Marku

Eminenca e tij, Kardinali Ernest Simoni, i nderuar nga Papa Françesku, do të marrë pjesë nesër në një ceremoni në prani të Nunsit Apostolik, S.E. Peter Zurbriggen, si dhe nga abati Maximilian Heim OCist, në manastirin e dytë të vjetër Cistercian Heiligenkreuz afër Vjenës, ku do të marrë çmimin “Thomas Morus” si një themel i rendit të vjeter të Shën Gjergjit -St.Georg.
Është një nder i jashtëzakonshëm, që Don Ernest Simoni është kualifikuar, për shkak se ai sipas modelit të Lordit Anglez dhe burrit të shtetit Sir Thomas More, ka dhënë vazhdimisht dëshmi gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, 27 vjet kundër tij, për besimin e tij të krishterë, thirrjen e tij si prift katolik dhe për primatin e së vërtetës në krahasim me pushtetin tokësorë.



Ai gjithashtu merr çmimin si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve të persekutuar në komunizëm për angazhimin e tyre ndaj besimit të krishterë.

Çmimi përbëhet nga një medalje e madhe argjendi, një çertifikatë e nënshkruar nga Guvernatori i rregullit, Princ Gundakar nga Liechtenstein dhe nj2e shpërblim prej 5000 €, në llogari të kardinalit, për qëllime bamirësie.

Për të marrë pjesë, janë lajmëruar përfaqësues të lartë nga politika, shkenca dhe kërkimi, akademia, si dhe nga komuniteti i biznesit.

Peter Stolberg, Sekretar i St.Georg Orden

(Perktheu nga gjermanishtja, Palush Domgjoni).

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas