Kronika

Vjen për pushime por zhduket pa gjurmë, policia e Durrësit kërkon ndihmë për gjetjen e kosovarit

Policia e Durrësit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një qytetari nga Kosova, i cili kishte ardhur dje për pushime në Durrës, por është zhdukur pa asnjë gjurmë.

Sipas policisë, Skender Rama 55 vjeç, ka dalë nga hoteli në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më. Për këdo që ka informacion policia ka vënë dhe një numër telefoni në dispozicion.



Njoftimi i policisë: 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.

Shtetasi Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19 : 00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.
Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.
Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas