Aktualitet, Kryesore

Vjen pajisja speciale për helikopterët e ushtrisë. Ja në çfarë lufte do të përdoret…

Helikopterët “Kugar” të Forcave të Armatosura tashmë do të jenë të pajisur edhe me kovat e posaçme për fikjen e zjarreve në terrene të vështira, ku nuk arrijnë dot mjetet tokësore.

Pas një trajnimi në Francë, pilotët shqiptarë kanë demonstruar përvetësimin e këtij shërbimi të ri, që pritet t’u vijë në ndihmë Emergjencave Civile. Sasia prej 2500 litra ujë për secilën kovë bën që “Kugari” mund të fikë brenda pak sekondave një zonë të përfshirë nga zjarri deri në 2 mijë metra katrorë.



Këto kapacitete janë 10-fish më shumë nga helikopterët privatë që kanë operuar verën e kaluar dhe shumë herë më lirë nga ana finaciare.

Por, për ministren e Mbrojtjes, teknologjia nuk mjafton pa bashkëpunimin dhe detyrimet finaciare që pushteti lokal duhet të japë për Emergjencat Civile.

“Pak, për të mos thënë shumë pak nga 61 bashkitë kanë dhënë detyrimin e tyre prej 3% të buxhetit për Emergjencat Civile. Përveç kësaj, nga pushteti lokal në raste emegjence ka munguar koordinatori dhe për rrjedhojë koordinimi mes Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe faktorëve të tjerë në terren për të realizuar parandalimin e perceptimit të situatave nuk është realizuar. Kjo duhet patjetër të ndryshojë”,- tha Xhaçka.

Ndërkohë, qeveria është duke përgatitur edhe një draft të ri për ligjin për emergjencat civile, duke ftuar grupet e interesit të japin mendimet e tyre./TCH/

<
>
36685989_1694939310541782_2740170327186210816_o 36694719_1694939023875144_1910459972190208000_n 36700244_1694939170541796_5270519467464458240_o 36702465_1694939177208462_8517651245891059712_o 36702476_1694940177208362_7327172395469373440_o 36712061_1694939327208447_471102365559160832_o 36755254_1694938990541814_6197027038008705024_n 36762506_1694939277208452_4633775249979080704_o 36776276_1694939017208478_7226003534573993984_o 36803705_1694939123875134_373804318169497600_o heli1 heli2 heli3 helikopteret-800x450 maxresdefault
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas