Auto

Vjen gjenerata e tretë e makinave Smart

Përpara se makina Smart të dilte në rrugët e Europës në vitin 1998, kishte shumë pritshmëri për këtë “vogëlushe”.

Megjithatë pati edhe nga ata që u zhgënjyen.



Por makina vazhdon që të jetë e pranishme nëpër qytete dhe tani në treg do dalë gjenerata e tretë.

Gjermanët e Benz janë munduar që të rregullojnë disa nga problemet që janë hasur me makinat e para.

Kështu ky version është rreth dhjetë centimetër më i gjerë dhe nuk është aq problematik gjatë ngarjes.

Gomat janë më të mëdha dhe motori është 3 cilindërsh.

Makina ka 71 kuaj fuqi dhe kap 100 kilometra për rreth 14.9 sekonda.

Ky Smart arrin deri në 151 kilometra në orë dhe shpenzon 4.1 litra.

Çmimi nis nga 20.895 euro.

1 2 3 4

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas