Kryesore

“Vjehrra më akuzoi se i kisha bërë magji kunatës”, 33-vjeçarja në lot: Nuk i shoh 3 vajzat prej 1 viti

Histori e çuditshme, por tipike shqiptare dhe nga ato që kemi dëgjuar shpesh në biseda të përditshme por jo deri aty sa të shkaktojë një divorc.

Quhet Xhevahire Mehmeti dhe është 33 vjeç me origjinë nga Peqini. Nëna e tre vajzave ka qenë sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 për të kërkuar të drejtën e mëmësisë.



33-vjeçarja Xhevahire Mehmeti ka më shumë se një vit që nuk takon dot vajzat e saj. Pas divorcit, siç ndodh rëndomtë ne vendin tone, prindërit hakmerren me njeri-tjetrin duke bërë viktima fëmijët e tyre.

Xhevahirja u martua në vitin 2008 me Resat Mehmetin po nga i njëjti vend. Ata sollën në jetë tre vajza, që tani janë: Klementina 9 vjeçe, Ergita, 7 vjeçe dhe me e vogla Anja 6 vjeçe.

5 vitet e para të martesës ishin të lumtura mes çiftit dhe tre vajzave…më pas nisën konfliktet.
Nëna e vajzave tregon se mosmarrëveshjet nisën kur motra e burrit u divorcua dhe u rikthye në shtëpinë e tyre. Ata akuzuan Xhevahiren për këtë ndarje, sikur kjo e fundit i kishte bërë magji kunatës që të ndahej nga burri.

“Pesë vite kemi qenë të lumtur. Pas 5 viteve vjehrra më akuzoi se i kisha bërë magji vajzës së saj. Kunatës sime dhe më ndau nga burri. Ai e besoi. Erdhi një grua nga Maqedonia në shtëpi. Hodhi zaret në tapet. Ajo tha se iu ka bërë nusja magji. Ishte hera e dytë që vinte. E thërriste tezja e bashkëshortit tim sepse është e martuar në Maqedoni”, tregoi Xhevahirja, raporton “BalkanWeb”.

Pas 11 viteve martesë, ky çift shkoi drejt Gjykatës.
Divorcin e kërkoi Resati dhe u krye në mars të vitit të kaluar. Gjykata vendosi në fund, që tre vajzat të moshës 9, 7 dhe 6 vjeç të jetojnë me babain, ndërsa nëna të paguajë detyrimin ushqimor dhe takimet e vendosura me data të caktuara nga gjykata.

Ky vendim ka një vit që është marrë por nuk është zbatuar asnjëherë, pasi babai nuk i le vajzat të takojnë nënën e tyre edhe pse jetojnë vetëm 5 minuta larg njëra- tjetrës.

Xhevahirja tregon se aktualisht punon dhe mundohet që vajzat t’i shikojë vetëm në oraret e shkollës fshehtas nga dritarja pasi dhe ato refuzojnë ta takojnë nënën e tyre.

“Ka një vit që nuk i kam takuar vajzat dhe pse jemi 5 minuta larg. Vjehrra i ushqen me urrejtje. Unë dua vajzat, jam gati të bëj gjithçka për to”, tha mes lotësh 33-vjeçarja.

Ajo kërkoi ndihmën e specialisteve që të zbatohet vendimi i gjykatës pasi ka më shumë se një vit që nuk mundet të përqafojë dhe të puthë tre të voglat e saj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas