Kronika

Vjedhja e bankës në ish-Bllok, 13 vite burg për Roland Litin, 1.6 për Alan Babameton

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimin për dy autorët e vjedhjes të një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.

‘BalkanWeb’ raporton se Roland Liti është dënuar me 13 vite burg, ndërsa për Alan Babameton është caktuar dënimi 1 vit e 6 muaj, pasi akuzohet për moskallëzim krimi.



Banka e nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut u grabit më datë 8 gusht të 2016-ës, ku autorët mundën të merrnin rreth 190 milion lekë të vjetra.

Autorët kanë mundur të hyjnë në ambientet e një bodrumi që më parë ka shërbyer si lokal, duke thyer një dritare të vogël.

Autorët u tradhtuan nga shenjat e gishtërinjve që kishin lënë mbi një shishe uji, të cilën e kishin harruar në vendin e ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas