Kryesore

Vizitë në SHBA? Meta ironizon Ramën: 30 vjeç takova Klinton. Ka kaluar pasioni për bërje fotosh

Presidenti Ilir Meta komentoi sot marrëdhëniet që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nëse ka planifikuar një vizitë pune atje. Në një intervistë për FAXTV, Meta ironizoi indirekt kryeministrin duke thënë se që në moshën 30-vjeçare është takuar me Presidentin Klinton dhe atë Bush. “Në detyrën e Presidentit të Republikës nuk kam asnjë raport me asnjë lloj kompanie apo individi. Marrrëdhëniet i mbaj në mënyrë zyrtare përmes Ambsadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë apo përmes ambasadës sonë në Usahsington dhe duhet të kemi parasysh që në moshën 30-vjeçare jam takuar me Presidentin Klinton, jam pritur nga Presidenti Bush. I kam kaluar prej kohësh këto pasionet për takime për shtrëngime duarsh, për përqafime, për bërje fotosh, kështu që sa herë të jetë e nevojshme dhe e domodoshme do të bëjëm takimet që do të duhen, por gjithmonë në mënyrën më transparente dhe në respekt të partneritetit strategjik midis dy vendeve tona”, deklaroi Meta.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas