Aktualitet, Kryesore

Vizita në Kosovë në 1999, si u prit i ndjeri Kofi Annan dhe çfarë tha për shqiptarët

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan u nda sot nga jeta ne moshen 80-vjecare. Anan ka dhënë kontribut për çlirimin e Kosovës, ndërsa e ka vizituar atë në tetor të vitit 1999, ku kishte një takim me përfaqësuesit politikë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, si dhe me drejtuesit e KFOR-it.

Ai fillimisht është pritur në Aeroportin e Prishtinës, nga kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, për të vazhduar në Prishtinë ku është pritur nga mijëra qytetarë. Në Kuvendin e Kosovës ka zhvilluar një takim të përbashkët me Ibrahim Rugoven, Hashim Thaçin, përfaqësues serb dhe kishës katolike serbe, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe UNMIK-ut.



Annan ishte i pari afrikan me ngjyrë që mori detyrën e lartë, duke shërbyer nga viti 1997 deri në vitin 2006 në krye të organizatës ndërkombëtare më të rëndësishme në Glob, ku në dy mandate ushtroi detyrën si sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, transmeton KP.

Kofi Annan ishte në krye të Kombeve të Bashkuara në periudhën e luftës 1998-1999, kur komuniteti ndërkombëtar ndërhyri për t’i dhënë fund terrorit të Serbisë së Milloshevicit në Kosovë.

Më 20 maj të vitit 1999 ai mbërriti në Kukës, ku vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë.

“Kam dëgjuar histori prekëse nga kosovarët që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe janë në ankth”- tha ai.

Ai megjithatë vlerësoi gjendjen e kampeve dhe mikpritjen, që u rezervua për kosovarët.

“Kjo tregon butësinë e shpirtit njerëzor”-deklaroi atëherë ai për mënyrën se si populli i Kukësit priti vëllezërit shqiptarë të Kosovës.

Në librin autobiografik “Një jetë në luftë dhe paqe,” të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, një vend ka zenë edhe lufta në Kosovë.

Duke rikujtuar sulmin e Serbisë mbi Kosovën, Annan thotë se “fushata (serbe) para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës”.

Ish-shefi i OKB-së përmend pastaj fjalimet e tij të ndryshme para, gjatë dhe pas intervenimit të NATO-së duke e bërë të qartë se, ndonëse në një pozitë “neutrale” ai megjithatë mbështeste ndërhyrjen ushtarake dhe këtu bën një analogji me, siç thotë ai, “intervenimin e kirurgut për shpëtimin e jetës”.

Kofi Annan, ishte fituesit të Çmimit Nobel për Paqe për punën e tij humanitare, si dhe të dërguarit të posaçëm të KB për Siri, ku i priu përpjekjeve për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Ai vdiq sot në moshën 80 vjeçare. Ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas