Kryesore, Rajoni

Vizita e Vuçiç: Pse ka kaq shumë debat për Liqenin e Ujmanit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç zhvillon këtë fundjave një vizite dyditore në Kosovë.

Ai konfirmoi mbrëmjen e së premtes se këtë tur do ta niste me një vizite fillimisht në Ujman (Gazivodë).



Vuçiç tha se pret t’i flasë serbeve atje, por edhe shqiptarëve sesa i rëndësishëm është Liqeni i Ujmanit.

Më tej ai nuk nguroi ta konsideroj këtë zonë si një pasuri ekonomike të Serbisë. Po ashtu kreu i shtetit serb tha se ndalesën e dytë këtë të shtunë do ta ketë në Zveçan.

Të dielën është parashikuar që ai të zhvillojë takime me liderë të Mitrovicës së Veriut dhe më pas edhe një tubim më qytetare serb të kësaj zone.

Vizita e Vuçiç në këto zona, që janë pjesë e territorit të Kosovës, shkaktuan jo pak polemika pasi nga qeveria e Kosovës thanë se presidenti serb duhej të futej atje konform rregullave, gjë e cila çoi edhe në anulimin e takimit të së premtes në Bruksel mes presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe Vuçiç.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas