Sociale

Vitin tjetër nis ndërtimi i Kopshtit të Ri Zoologjik dhe atij Botanik

Fëmijët e Tiranës do të kenë një nga Kopshtet Zoologjike më të bukura në rajon. Vitin e ardhshëm Bashkia e Tiranës do të nisë ndërtimin e Kopshtit të Ri Zoologjik dhe atij Botanik, i cili do ta kthejë këtë zonë në një nga hapësirat më të frekuentuara për familjet e kryeqytetit.

 Gjatë një takimi me të vegjlit e qytetit në mjediset aktuale të Kopshtit Zoologjik, me qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e tyre për mbrojtjen e kafshëve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në buxhetin e bashkisë do të parashikohet një fond i veçantë për këtë projekt. Projekti parashikon lidhjen e Kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik, duke krijuar një hapësirë të vizitueshme, me një sipërfaqe katër herë më të madhe. Ndryshe nga sot, vetëm me një biletë, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë një shumëllojshmëri speciesh, në mjedise me standarde evropiane kujdestarie.



 “Kopshti Zoologjik është vërtet i madh, më i pastër dhe më i mirë, por për ta bërë edhe më të mirë na duhet një hapësirë një çikë më e madhe. Prandaj, do të bashkojmë zonën e Kopshtit Zoologjik me Kopshtin Botanik, pra që edhe bota e bimëve, edhe bota e kafshëve, të jenë të përziera me njëra-tjetrën, dhe jo të ndara me gardhe dhe me bileta. Pra, me një biletë do të kemi mundësi të shkojmë deri në fund të Kopshtit Zoologjik, dhe pastaj të kalojmë kodrën dhe të futemi prapë në një hapësirë tjetër të gjelbër, që është Kopshti Botanik. Do të kemi një hapësirë 4 herë më e madhe se kjo që kemi sot”, tha Veliaj.

Ai u bëri një apel edhe familjeve të cilat planifikojnë të blejnë kafshë shtëpiake. “Nëse dikush ka blerë një kafshë shtëpiake, pra qen, mace ose ndonjë kafshë tjetër, duhet të kujdeset për të. Unë dua që të gjithë kalamajtë, përpara se të kërkojnë që të mbajnë një kafshë në shtëpi, të bëhen gati që ta mbajnë, se pastaj nëse e mban ca kohë dhe të del nga qejfi, është më mirë t’ia falim dikujt tjetër dhe jo ta nxjerrim në rrugë. Kjo nuk na ndihmon, e mbush qytetin me kafshë rruge, të cilat jo vetëm e kanë jetën më të keqe, por dëmtojnë edhe të tjerët, se mund të ketë infeksione”, tha ai.

 Veliaj ftoi fëmijët që bashkë me prindërit e tyre t’i bashkohen fushatës së mbjelljeve, ku objektiv është thyerja e rekordit të vjetshëm. “Në nëntor do të nisim sezonin e mbjelljeve, ndaj dua që të gjithë të bëheni gati. Nuk ka rëndësi kur e keni ditëlindjen, por mund të mbjellim nga muaji nëntor deri në muajt mars-prill. Duam që këtë vit të thyejmë rekordin e vitit të shkuar. Punë e madhe nëse e keni ditëlindjen në gusht, pemën tuaj mund ta mbillni tani, poshtë pallatit, diku në fshat, por rëndësi ka që Tirana të jetë e mbushur e gjitha me pemë”, u shpreh Veliaj.

 

<
>
Veliaj gjate aktivitetit me femijet te Kopshti Zoologjik 2 Veliaj gjate aktivitetit me femijet te Kopshti Zoologjik 1 Veliaj gjate aktivitetit me femijet te Kopshti Zoologjik 4

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas