Kryesore

Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit, një mesazh për shkollën ‘Kosova’




               Publikuar në : 08:55 - 17/09/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një formë të veçantë urimi me rastin e fillimi të vitit të ri shkollor 2018-2019.


Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë thekson se pas një lufte afro 15-vjeçare me ata që morën padrejtësisht shkollën 9-vjeçare ‘Kosova’, tashmë ky institucion ka rilindur. Sipas Ramës, kjo shkollë është simbol i historisë së Tiranës.

Po ashtu në videon në fjalë shihet edhe një nga personazhet e dashura për publikun shqiptar, këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea. Ky i fundit është një nga nxënësit e shkollës ‘Kosova’, ndërsa nuk nguron që të shprehë emocionet për ndryshimet që ka pësuar ai vend ku studioi për 4 vite.

“MIRËMËNGJES 😃
dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam👫”, shkruan Rama në mesazhin e tij.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas