Bota

“Viti i dhunës” shënon viktimën e radhës në Londër

“Viti i dhunës” në Londër, siç po cilësohet ndryshe 2018-a, ka shënuar viktimën e tij më të fundit pasi një 18-vjeçar është therur për vdekje.

Adoleshenti u gjet i plagosur rëndë më Camberwell, rreth orës 7 të mbrëmjes dhe ndërroi jetë më vonë në spital.



Kalimtarë të rastit u munduan të mbajnë gjallë 18-vjeçarin ndërsa prisnin ambulancën, por ai vdiq në orët e para të mëngjesit në spital.

“Presim të bëhet identifikimi formal. Të afërmit e viktimës janë informuar. Një ekspertizë mjeko-ligjore do të kryhet. Nuk ka ende arrestime, por hetimet vazhdojnë”, tha Policia në një deklaratë.

Sipas “The Sun”, të paktën 51 persona janë therur për vdekje në Londër që nga fillimi i vitit 2018./tvklan.al 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas