ShowBiz

Visjan Ukcenaj bëhet baba për herë të parë, publikon foton e parë të djalit të porsalindur

Aktori i njohur shqiptar, Visjan Ukcenaj, është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë djalin e tyre mbrëmjen e djeshme dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ditën e sotme, Visjani ka shprehur lumturinë për lindjen e të birit.




“Mbrëmë Jona solli në jetë djalin tonë. Zoti na bekoi me një Engjëll. Jam i lumtur që e ndaj dhe me ju Gëzimin më të madh të jetës. Këtë gëzim që asnjë prind nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Këtë gëzim që i jep kuptim jetës”, shprehet aktori.

Kujtojmë se Visjan Ukcenaj dhe regjisorja Jona Xhelilaj bënë të ditur vetëm dy muaj më parë se do të bëheshin prindër për herë të parë, pas një historie 7 vjeçare dashurie.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas