Aktualitet

Visar Zhiti: E gjeta dosjen time… plot me pseudonime të njerëzve që më burgosën





               Publikuar në : 21:07 - 04/08/18 |
mapo.al

Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj.


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se ashtu si shumë bashkëvuajtës të tjerë, ka gjetur dosjen e tij që është plot me pseudonime të njerëzve të cilët e spiunuan dhe e burgosën vetëm e vetëm se kishte shkruar disa poezi.

Ai thotë se i di disa emra por se ka ndrojtje t’i thotë emrat e tyre dhe reciton një dyvargësh: “Në botën e rrëmujës dhe të vajit, vëllezër faljani vëllait”.

Ai tregon edhe bisedën me të birin kur ishte fëmijë dhe e kishte marrë vesh se kishte qenë në burg. Ai e kishte pyetur: “Baba ti ke qenë në burg? A shkojnë të këqinjtë në burg?”.

“Vuajtja na mëson të dimë të duam”, tha zoti Zhiti në intervistën me Ilir Ikonomi në një park të Uashingtonit. Shkrimtari, i cili sapo ka përfunduar detyrën në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan, rrëfen vitet e tij të burgut, formimin si poet dhe ndjeshmëritë e jetës.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas