Kryesore, Mapo Letrare

Virgjil Muçi: Letërsia shqipe nuk ka seks

“Nëse një marsian do të lexonte letërsinë tuaj do të pyeste se si shumohen këta njerëz pasi në letërsinë tuaj nuk ka seks”. Virgjil Muçi, fituesi i çmimit Kadare 2018, huazon këtë shprehje nga përkthyesi i njohur i shqipes John Hodgson për të treguar fshehjen e erosit në letërsinë shqipe.

Në një vidio-promo mbi romanin “Piramidat e shpirtrave” me të cilin fitoi çmimin e madh, në bisedë me Alda Bardhylin, ata përpiqen të shpjegojnë pak karakterin e personazhit kryesor të këtij libri Mark Marës.



Nëse Mark Mara do të shkruante një letër dashurie, kujt do t’ia dërgonte?

Ndoshta mund t’ia drejtonte vetes, duke qenë se Mark Mara është një krijesë egocentrike, por mund t’ia dërgonte edhe një të dashure imagjinare, mund t’ia dërgonte gruas, me të cilën ai është divorcuar gjatë kohës që ishte në Amerikë për shkak të një procesi të gjatë hetimor dhe burgut që ka bërë atje, pra kjo është një pyetje që deri në fund dhe vetë autori nuk mund t’i përgjigjet dot saktë, do ngelet pa përgjigje.

Nëse përgjigjja do t’i vinte nga e dashura imagjinare, cilat do të ishin rreshtat e para që ajo do t’i shkruante në letër?

E dashura imagjinare është e zhgënjyer nga Mark Mara, ashtu siç edhe vetë Mark Mara është i zhgënjyer nga vetja dhe nga ky realitetet ku ata kanë jetuar. Në fund të fundit, ai vjen në Shqipëri për të gjetur një realitet të dytë dhe kthehet si biri plangprishës. Mark Mara beson dhe nuk beson te Zoti, është amerikan dhe nuk është në të njëjtën kohë, vjen në Shqipëri për t’u bërë shqiptar dhe nuk bëhet dot. Ky është Mark Mara, figurë shumë e çuditshme.

Të gjithë ata që lexojnë letërsinë tuaj përpiqen të gjejnë diçka nga Bukowski, të njëjtën gjë jam përpjekur të gjej edhe te Mark Mara teksa e lexoja. Kemi shumë personazhe në historinë e letërsisë shqipe ku burrat e fshehin erosin, të njëjtën gjë më duket sikur përpiqet të bëjë edhe Mark Mara…?

Kjo është pyetje shumë e bukur, kemi burra që përpiqen ose më saktë shkrimtarë që përpiqen ta fshehin erosin dhe më kujtohet një shprehje nga miku im John Hodgson, njohës shumë i mirë i shqipes dhe i letrave shqipe, ndër të tjera përkthyes i Kadaresë, Lubonjës etj, i cili dikur më thoshte, në qoftë se një marsian do përpiqej të njihte realitetin shqiptar duke lexuar letërsinë shqipe, ai nuk do kuptonte gjënë më thelbësore të qenies njerëzore, si shumohen këta njerëz pasi letërsia juaj nuk ka seks. Në fakt, Mark Mara përpiqet të bëjë seks po dhe këtu dështon si në Shqipëri ashtu dhe në seks.

A jeni ndarë ju me Mark Marën?

Për hir të së vërtetës, nuk jam divorcuar me Mark Marën, ashtu siç edhe ai nuk është divorcuar me Shqipërinë. Mendoj që mund të ketë dhe duhet të ketë një vazhdim të dytë. Mark Mara ka një dëshirë duke qenë se tani nuk vjen si biri plangprishës, tani ai dëshiron të kthehet në Shqipëri me ambicie, ego dhe me plane shumë më të mëdha.

 Dhe cila mund të jetë ëndrra më e madhe në Shqipëri?

Të hysh në politikë. Të bësh një parti dhe të hysh në politikë dhe të arrish majën e pushtetit.

<
>
IMG_7881 34846329_2123366304574549_8599781745123917824_n

 

 

 

PasPara

3 komente

  1. Ky trapi fitues i cmimit Kadare, duhet te dije se seksi ne fund te fundit eshte nje proces riprodhimi, apo edhe thjesht kenaqesie dhe asgje me teper. Menyra e te berit seks, nuk ka ndryshuar qysh kur majmuni preu bishtin dhe ne te nuk ka mbet asgje per tu zhbiruar, vec per te ndare njeriun nga kafsha. Kurse letersia eshte koncept, ngjarje, vizion, i cili vazhdimisht ndryshon sipas situatave. Qe te spekulosh me ide paranojakesh te cilet ne ditet tona jane te shumte, e te perpiqesh qe kete mediokritet tja veshish nje letersie te tere, do te thote qe te pranosh se je thjesht nje spekullant qe ke hyre ne letersi thjesht se gjetur deren hapur, por s’ke asgje te re per te thene. Te rrofte cmimi Kadare se je thjesht nje trap me zile.

  2. Si nuk paska seks letersia shqipe!!! Nuk i perket kesaj letersie romani: “Nata e Sofie Kondilit” i Koco Kostes? Po romani “Dashnorja misterioze” e Pirro Lolit? Une do numuroja nja njeqind tituj po t’i hyja kesaj pune, por prape e di qe s’do ja mbush dot mendjen Mucos te cilit i duket sikur seksin e shpiku ai. Corbe qensh qe mendojne se cdo gje fillon nga krevati i tyre.

  3. KUR BEHET FJALE PER NJE LETERSI ,APO NDONJE FJALE E TE PERDORUR NUK ESHTE E DHENE SE NUK KA ,POR TE BESH DICKA SIMBOLIKE TE KUPTUSHME LIBRAT E SEKSIT BEHEN VECANTI PER SHKOLLAT QE TE MBROHEN NXENSIT ,NGA GJERAT QE MUND TE KENE NE BRENDESI TE SHKOLLAT E TYRE PER VETEMBROJTJE SPEKTE .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas