ShowBiz

VIP-at e vërtetë nuk kanë nevojë për poltrone! Ja nga e pa koncertin e Ritës, Ardit Gjebrea!

Rita Ora ishte të dielen mbrema në Tiranë, për të performuar disa prej hiteve të saj, në Sheshin Skënderbej. Mijëra simpatizantë të këngëtares me famë botërore, mbushën të dielën e 3 qershorit sheshin në qendër të Tiranës. E identifikuar gjithmonë me flokët biond, Ora surprizoi kur u shfaq  me ‘look’ krejtësisht të ndryshuar, pasi ajo kishte lyer flokët e kuqe, enkas për koncertin në Tiranë.

“I kam bërë flokët e kuqe, sepse jam në Shqipëri, Shqipërisë i shkon ngjyra e kuqe”, është shrehur Rita, sapo është ngjitur në skenë.



Krahas simpatizantëve të Ritës, në koncert u panë dhjetëra figura publike shqiptare, të cilët po ashtu me siguri janë edhe ata simpatizantë të saj. Ardit Gjebrea dhe Elia Zaharia, janë fotografuar nga Bordo, të ulur në tokë dhe fare modestisht, ata duken se po shijojnë pa fund performancat e Orës.  Producenti i njohur nuk ka pretenduar aspak, por ka zgjedhur një qoshe së bashku me Annën dhe mikeshën e tij Elia, dhe duket se gjithçka që ai ka dashur ka qenë ‘shijimi’ i koncertit.

Ashtu siç di vetëm ajo, këngëtarja me origjinë nga Kosova, elektrizoi skenën duke kërcyer, kënduar madje duke ftuar edhe njerëz nga publiku, të kërcenin me të në skenë. Hitin më të fundit “Girls”, Rita preferoi ta këndonte duke patur në skenë vetëm vajza, ku një prej ‘fatlumeve’  ishte edhe Anna, të cilën babi Arditi teksa e ka parë që i shkon edhe asaj skena (në fakt e kemi parë edhe herë të tjera që Annës i shkon skena), me siguri e ka projektuar të ardhmen e saj, artiste si babi. Pasi këndoi disa prej hiteve te saj Rita Ora është larguar nga Shqipëria me avionin privat, për të vijuar më tej turin nëpër botë.

<
>
auto_ruf1528194846 auto_Capture1528194847 auto_cdab957c-3ab8-43e8-8120-fa7f892418af1528194848
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas