Kronika, Kryesore

Viktima në Shkodër është kunati i biznesmenit të burgosur, Lul Kulla

Në një kohë që prokuroria dhe policia po hetojnë në lidhje me shkaqet që çuan në vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër si dhe kapjen e autorëve, dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me viktimën.

Sipas Vizion Plus, 53-vjeçari, përveçse është vëllai i anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici, është gjithashtu edhe kunati i një emri të njohur për komunitetin shkodran dhe për policinë e këtij qyteti.



Bëhet fjalë për Lul Kullën, biznesmeni i cili gjithashtu është i përfshirë në disa ngjarje të kronikës në këtë qytet.

Lulzim Kulla aktualisht ndodhet në burg pasi u arrestua duke tentuar të kalojë kufirin pak kohë më parë në Kakavijë me dokumenta të falsifikuara.

Duket se dëshira për të kaluar kufirin ka qenë e imponuar nga Kulla pasi ndaj tij ishte bërë më herët një atentat me eksploziv C4. Një sasi prej 500 gram C4 iu vendos në makinën e tij, por ai shpëtoi për mrekulli duke marrë disa plagë në trup.

Nuk dihet nëse vrasja e Fatbardh Licit (i martuar me motrën e Lul Kullës) ka lidhje me atentatin që u bë edhe ndaj biznesmenit Kulla apo jo.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas