ShowBiz

Rina akuzon Taynën se e ka vjedhur këngën “Columbiana” nga hiti anglez

Prej disa ditësh, duket se ka shpërthyer një sherr midis dy repereve shqiptare, Tayna dhe Rina, të cilat e sulmojnë njëra-tjetrën me postime të ndryshme në Instagram.

Është përfolur gjatë se kënga e Taynes, “Columbiana”, ka qenë një diss për Rinën. Kjo e fundit ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage”, ku ka folur pikërisht për këtë gjë.



“Këngën e Taynës e kam dëgjuar. Nuk e njoh personalisht, as nuk më ka rënë rasti ta takoj kurrë. Kënga është e mirë, ama versioni anglisht i Steff London- Jeremih, më ka pëlqyer më shumë sesa shqip. Komenti im”, ka thënë Rina, duke e akuzuar kështu Taynen se e ka vjedhur këngën.

“Nuk e kam marrë si diss. Nuk besoj që është përshtatur me mua, nuk jam unë ajo për të cilën ka folur”, ka vazhduar ajo më tej.

Më poshtë mund të dëgjoni versionin e huaj të këngës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas