Kryesore, Mapo Letrare

Vijon në gjykata beteja e Maks Velos me Iris Elezin

Regjisori Kujtim Çashku ka vënë alarmin tek pirateria që ekziston në artin shqiptar, gjatë konsultës së mbajtur mbi Strategjinë Kombëtare për Kulturën për 6-vjeçarin e ardhshëm (2019-2025) ku merrnin pjesë kineastë e përfaqësues të Ministrisë së Kulturës.

“Unë mendoj se është një krim monstruoz që ka ndodhur në Shqipëri dhe vazhdon akoma të jetë i legjitimueshëm edhe pse janë krijuar struktura, institucione e ligje. Përgjithësisht kjo frymë plagjaturistësh, njerëzish që mund të grabisin në të gjitha format, të përvetësojnë gjëra dhe të marrin pozicione të ndryshme në shoqëri, ky është vërtet legjitim i një portreti të papërshtatshëm për të menduar se mund të krijojmë një emancipim tërësor në kinematografi”,- tha Çashku.



Një nga rastet më flagrante të piraterisë në kinematografinë shqiptare është ai i filmit “Bota”, ku regjisorja Iris Elezi, ka marrë subjektin nga novela “Klubi Karavasta” e Maks Velos, pa i dhënë këtij të fundit as autorësinë as të drejtat.

Çështja Velo-Elezi vijon të jetë ende dyerve të gjykatave, ku artisti vijon betejën në mbrojtje të veprës, pa ndihmën e institucioneve të shtetit.

Mjafton të lexosh novelën e Velos e të shohësh filmin e realizuar nga Elezi për të kuptuar se e gjithë ngjarja është ndërtuar mbi këtë vepër.

Dhe pse filmi ka shumë bashkë- prodhues askush nuk ka marrë përgjegjësinë mbi këtë ngjarje, dhe Velo vijon i vetëm betejën në gjykata.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas